Mbyllet Qendra Shëndetësore Xibër, tërmeti dëmton godinën

Që prej datës 26 nëntor i gjithë personeli i Qendrës Shëndetësore të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është zhvendosur në ambientet e brendshme të shkollës së Mesme të Bashkuar.

Dëmtimi i qendrës është jashtëzakonisht i madh saqë hapësirat boshe duken nga ambientet e brendshme. Prej dy ditësh vijon nxjerrja e të gjitha pajisjeve nga godina për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet.

Banorët e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit thonë se shteti duhet të marrë menjëherë masa për ndërtimin e një qendre shëndetësore të re, pasi janë më shumë se 3 mijë banorë që presin të marrin shërbim shëndetësorë.

Zhvendosja e Shërbimit Shëndetësorë në ambientet e gjimnazit është zgjidhje provizore, pasi nuk janë kushtet e përshtatshme për këtë shërbim./ Vizion Plus

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet