Nga Blerina Bombaj, dietologe
Hurmat e kanë origjinën nga Azia Lindore. Ato ndahen në dy kategori: në ato me farë dhe ato pa farë. Këto të dytat duhet të lihen të piqen dhe të zbuten krejtësisht para se të hahen.
Një kokërr hurmë përmban rreth 70kalori. Ato janë të pasura në fibra, minerale, antioksidantë dhe vitamina. Së fundmi është vërejtur se hurmat përmbajnë një agjent të quajtur “Fisetine” – vrasës për qelizat kanceroze të gjirit, por jo për ato të shëndoshat!
Ndër të tjera hurmat:
-qetësojnë fryrjet e stomakut
-ulin nepsin për ëmbëlsira
-luftojnë plakien
-parandalojnë kapsllëkun
-ushqejnë sytë dhe lëkurën
-mbrojnë enët e holla të gjakut nga hemorragjia!
KUJDES: hurmat nuk duhet të konsumohen me stomak bosh, sepse mund tju shkaktojnë kontraktim të tij. Konsumojini çdo ditë duke mos e tepruar me sasinë!


