Tritan Kalo nxjerr fotot: 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerëzish nga Infektivi

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar në profilin e tij disa foto që tregojnë grumbullime njerëzish, që janë janë shkrepur 60 apo 70 metra në vijë ajrore nga Infektivi ku të tjerë njerëz po luftojnë me COVID 19 në një betejë për jetë a vdekje, thotë ai.

Duke iu kërkuar ndërgjegjësim qytetarëve, por edhe duke iu përmendur kapacitetet mjekësore që s’janë pa limit, Kalo i këshillon të mos i shtyjnë kufijtë e mundësive për ndihmë drejt pamundësisë me sjelljen e tyre.

Postimi i plotë:

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….

25 Mars 2020, ora 12:45….

Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë. Ju LUTEM!!!!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO