Çfarë është virusi Ebola, ja bartësit

tritan shehu

Prof, Tritan Shehu

Virusi Ebola është një Filovirus i familjës Filoviridae, e njohur që më 1976 për
ethet hemorragjike. Bartës janë kafshë të ndryshëm si disa majmunë, rinoceronte,
lakuriqet e natës etj. Nga njeriu tranzmetohet me gjak, jashteqitjet, lengjet e
brendeshme, kadavrat. Rruga respiratore e përhapjes pothuaj e pa mundur. Pra nuk konsiderohet burim i pandemive botërore. Inkubacioni është 2-21 ditë. Virusi është shumë agresive në sulmin ndaj organeve me mortalitet 50-90%. Për virusin ebola nuk ka akoma vaksinë. Pra me rrezikshmëri të lartë për përdorim për terrorizëm biologjik. Përhapja e lartë në Afrikë, nga kushtet aty kulturore, higjeno sanitare, shëndetësore, ekonomike etj, tejet të dobta.
RREZIKU PER NE, SHUME I VOGEL.
Nuk ka pse bëjmë alarme e krijohet panik absurd. Në Rajon nuk ka asnjë rast. Hyrja nga kufijtë me mundësi shumë të vogël për ne. Nuk kemi komunikimë direkte me vendet e prekura. Mjafton në pikat kufitare një instruktim suplementar i atij personeli. Për publikun duhet një rritje e volumit të edukimit shëndetësor, në shkolla, me media etj. Një azhornim i personelit shëndetësor, vecanërisht atij të kujdesit parësor. Kemi një eksperiencë të mirë në përballimin e sëmundjeve
infektive në vend.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a