Më i vogli 3-vjeç, ja si është gjendja e 4 fëmijëve të prekur me koronavirus në vend

4 fëmijë janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri, por fatmirësisht ata janë të shëndetshëm dhe nuk paraqesin shenja të sëmundjes. Në një lidhje në “Opinion”, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli tha se ata janë përkatësisht të moshës 3, 10, 13 dhe 15 vjeç.

“Pritej të gjenim edhe fëmijë të kontaminuar sepse jetojnë edhe në të njëjat ambiente, por janë fëmijë të shëndetshëm, nuk paraqesin shenja të sëmundjes dhe nuk janë paraqitur në spital. Janë gjetur nga hulumtimi epidemiologjik në familjet e të prekurve. Mosha më e vogël është 3 vjeç dhe është kontaminuar nga nëna e tij, të tjerët janë 10, 13 dhe 15 vjeç”, tha mjekja.

Fevziu: Në parim a kanë rreziqe për fëmijët?

Kuli: Në parim nga eksperienca e vendeve që kanë kaluar shumë më tepër raste se ne, thuhet që fëmijët bëjnë forma të lehta. 90% bëjnë forma asimptomatike ose të lehta, që shpesh mund të konsiderohen si infeksione virale. Pa dhënë shenja specifike. Ne gjatë kësaj periudhe kemi patur fëmijë me temperaturë, me probleme respiratore dhe kemi dyshuar sidomos kur kanë ardhur nga vende që kanë patur zona të prekura nga COVID. Ju kemi bërë testet dhe kanë rezultuar negative. Deri tani situate ka qenë si çdo vit, por nuk e di si do vazhdojë.

Fevziu: Si mund t’i mbrojmë fëmijët?

Kuli: Njësoj si të tjerët. Distanicimi social, është shumë i vështirë, por duhet që prindërit të bëhen kretivë, me lojëra. Të mos lejojnë që të hapin televizorin, sepse dhe koha e televizorit duhet të jetë një kohë e organizuar mirë.

Fevziu: Nuk duhet t’i lënë as të dalin?

Kuli: Nëse kanë një shtëpi me oborr, një ballkon të bukur që i bie dielli, mund të shfrytëzohet. Për këtë periudhë kohe do të mundohemi që të realizojmë izolimin, sepse kjo është e vetmja mbrojtje.

Fevziu: Nëse do të kenë simptoma, si do të trajtohen?

Kuli: Simptomat janë temperatura, mosushqyerja, të vjella, diarre dhe sipas shenjave që paraqesin duhet të asistohen. Nuk ka nënë që nuk ka në shurup ulës të temperaturës, të telefonojë pediatrin apo mjeken e konsultorin në lidhje me shenjat e fëmijës.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë