Kosovë/ Shkon në 112 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar se katër persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 92 mostra, prej të cilëve katër kanë rezultuar pozitive”, njoftoi IKSHPK dhe theksoi se rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, një me vendbanim në Vushtrri dhe një me vendbanim në Malishevë.

Nga data 8 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta me COVID-19, ndërsa prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 112 raste, një prej të cilëve ka vdekur dhe gjashtë janë shëruar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot më 1 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid 19.

Nga 43 raste të sëmurë me Covid 19:
• 36 pacientë janë në gjendje stabile
• 7 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Klinika është në pritje të rezultateve për Covid-19 për 10 pacientë të tjerë.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të vërtetuara me Covid 19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë