COVID-19 dhe shëndeti mendor; Plaku: Kjo situatë mund të zgjasë, si të ruani ekuilibrat me veten

Denisa Canameti

Jemi në situatë karantinimi, që nënkupton ditë të tëra brenda në shtëpi, pa asnjë lloj aktiviteti, si ndikon kjo në sjelljen dhe psokilogjinë e njerëzve?

Si mund të menaxhohet situata e stresit tek të rriturit? Po tek femijët? Po komunikimi me gjyshërit? Si po ndikon gjithë ky informacion që percillet minutë pas minute tek psikologjia e njerëzve? Çmund të bëjmë në kushte shtëpie për të kaluar kohën efektivisht dhe për të minimizuar stresin? Po nëse kjo situatë do të zgjasë me shumë se 14 ?

Gazeta Shëndet plus, sjell përgjigjet për të gjitha këto pyetje përmes psikologes Orjola Plaku.

Qëndrimi brenda në shtepi sjell tek individi ndryshime të dukshme në aspektin emocional, sjellor. Vulnerabël për të pasur problematika të theksuara në aspektin psikologjik janë ata individë të cilët kanë mbivendosje të çrregullimeve të mëparshme.

Izolimi sjell stres dhe kjo mund të jetë në varësi të temperamentit të individit. Ka individë që mund të ketë nivele të larta të ankthit dhe luhatje të theksuara emocionale.

Kur konstatojnë se kanë probleme me frymëmarrjen apo vështirësi me gjumin apo zakonet brenda shtëpise. Ka instanca që ofrojnë shërbim falas psikologjik dhe profesionistë të shëndetit mendor që po e ofrojnë këtë shërbim falas.

Zakonisht, metodat më efektive për të përballuar stresin në familje janë: ushtrime të ndryshme fizike, yoga, meditimi. Biseda të vazhdueshme me miqtë virtualisht. Ndjekja e emisioneve që kanë humor, filmat komedi. është shumë e rëndësishme që të evitohen bisedat përsëritëse per Covid 19 pasi kjo shkakton gjendje distresi.

Me fëmijët, përpos ushqimit të shëndetshëm të pasur me vitamina, shpjegojini me terma të thjeshtë sipas kapacitetit që kanë që kjo situatë nuk është për efekt pushimesh por për t’u kujdesur për veten dhe familjen. Prindërit duhet të reflektojnë qetësi dhe ti japin siguri fëmijëve. Organizimi i lojrave të ndryshme dhe zhvillimi i bisedave të ndryshme do të ndikojë pozitivisht duke reduktuar nivelin e stresit.

Të moshuarve duhet tu kushtojmë kujdes të vazhdueshem me qëllim që ata të ndjejnë mbështetjen e fëmijëve të tyre. Mbështetja ndaj tyre mund të jetë duke ndihmuar në punë fizike me qëllim uljen e rrezikut ndaj një infektimi të mundshëm.

Kjo situatë mund edhe të zgjasë por e rëndësishme që të ruajë secili ekuilibrat me veten. Ruajtja e qetësisë dhe qëndrimi në shtëpi duke respektuar rregullat e higjienës janë thelbësore. Komunikimi dhe takimet virtuale me miqtë ndihmojnë për të ulur stresin.

Sugjeroj sa më shumë kontakte me personat që japin energji pozitive. Nëse një individ ndjen se ankthi po e dominon duhet të telefonojë një psikolog ku mund të marrë shërbim falas. Informacioni që përcillet çdo minutë ndikon në psikologjinë e gjithsecilit.

Por e rëndësishme është mos krijimi i varësisë ndaj çdo informacioni pasi rrit ankthin dhe nivelin e frikës nga infektimi me Covid 19. Të menduarit pozitivisht është një mënyrë që do i shërbejnë çdokujt për ta sfiduar këtë virus.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë