Projektimi i modeleve parandaluese dhe menaxhuese të COVID 19

Masat e Para Parandaluese të COVID 19, të Integruara me Masat Aktive si dhe Mbrojtja e Personelit Mjekesor

Eda Myftari, BSc, MSc, Specialiste në Shëndet Publik

Studime të ndryshme, por sidomos ato që janë publikuar në revista me reputacion shkencor, si Lancet, në respekt të masave në kontrollimin e distancës ndërmjet popullatës, do japin efekt në afatin kohor prej 7-8 javësh, duke patur parasysh se mund të kemi rikthim në afatin kohor pas 3 muajsh dhe pikun pas 5 muajsh, sipas Prem dhe kolegëve të tij (Kiesha Prem, Qendra e Modelimeve Matematikore të sëmundjeve Infektive, departamenti i Sëmundjeve Infektive – Epidemiologji, London School of Hygiene & Tropical Medicine). Ky modelim indikon që masat e distancës fizike të filluara në fund të Janarit, gradualisht për ti relaksuar këto masa në Mars, virusi mund të fillojë rishfaqet 3 muaj më vonë në Qershor, dhe të gjeneroje pikun 5 muaj më vonë, në fund të Gushtit 2020.

Gjithsesi, nëse masat e distancës sociale relaksohen një muaj më vonë, për shembull në Prill 2020, rifillimi i mundshëm i aktivizimit të virusit do të fillonte 2 muaj me vonë, në Gusht 2020, dhe piku do të ishte në Tetor 2020.

Ky projektim sygjeron një muaj më shumë distancim social (ose metodat të tjera testim të gjerë të popullatës), mund të fitojmë 2 muaj të tjerë përpara se masat duhet të rivihen për të parandaluar një rifillim epidemik drejt sistemit mjekësor të mbingarkuar. Ky pasqyrim të rifillimit të mundshëm epidemik referohet nga autorë të tjerë si Ferguson dhe kolegët e tij (Neil M. Ferguson, Department of Infectious Disease Epidemiology, Imperial College London).

Ku me anë të një grafiku modeli projektues, në Angli, tregon skenarët e strategjisë në Angli, për nevojat që mund të nevojiten shtretër të reanimacionit, si në rastin e mos marrjes asnjë veprimi, në kurbën me ngjyrë të zezë, kurba me ngjyrë gri, tregon për mbylljes e shkollave dhe universiteteve, kurba në ngjyrën portokalli tregon në rast se do të veprohej me izolimin e rasteve covid 19 pozitiv, kurba në ngjyrë të verdhë tregon për izolimin e rasteve me covid 19 pozitiv dhe vetëkarantinimin në shtëpi, ndërsa kurba në ngjyrë blu tregon për masat e kombinuara si izolimin e rasteve me covid 19, karantinimin në shtetin dhe distancën sociale të popullatës mbi 70 vjeç. Pra kjo tregon skenaret nëse këto masa parandaluese do të ishin aktive për 3 muaj. Ilustrim në grafikun 1.

Grafiku 1. Një projektim modeli sipas masave parandaluese për covid 19,  model i projektuar ne Britani.

Duke ditur që shumë vende si stratëgji fillestare në kundërpërgjigje të epidemisë, tani po ndërmarrin fazën e parë të karantinimit në banesë, karantinimit të qyteteve, sidomos qyteteve/rajoneve që janë më shumë të prekura nga covid 19, një rrugë e sigurtë për të dalë nga kjo situatë duhet projektuar.

Modeli i ri specifik covid 19 duhet të përfshijë, vazhdimin e testimeve, gjurminin, lokalizimin e karantinimit të individëve të dyshuar si një model alternativ i më vonshëm nga karantinimi i popullatës, qyteteve apo rajoneve, në fillim të epidemisë, nëse popullata e prekur presumohet të jetë e vogël, ose pas relaksimit të karantinimit të popullatës/qyteteve/rajoneve, për parandaluar mbingarkesën e skajshme të kujdesit shëndetësor.

Efektet sociale dhe ekonomike të karatinimit total të popullatës, qyteteve apo rajonave, dhe intervenimeve të tjera, si në efeket në shëndetin mental dhe deri në probleme të tjera psikosociale, duhen vlerësuar në mënyrë emprike dhe duhen menduar strategji menaxhimi.

Me rëndësi, është që të realizohen modele projeksioni që të jenë disponibël për kërkesat e publikut pa vonesë.

Në këto momente që po kalon vendi ynë, së pari duhet të ndjekim me rigorozitet këshillat nga entitetit kombëtare dhe ndërkombëtare, si: higjena personale dhe ambientale, distancimi Social, vetëkarantinimi, duke u ndjekur nga masat e tjera, me vazhdimin e testimit, izolimin, gjurmimin, trajtimin e rasteve.

Një ndër masat fondamentale, në ketë periudhë është garantimi i sigurisë së punonjësve të shendetësisë si në sistemin parësor apo në sistemin spitalor, me veshjet standarte të mbrojtjeve personale, si dhe ndjekjen e protokolleve të veshjes dhe heqjes së këtyre mbrojtëse është shumë esenciale në mënyrë që të parandalohet në maksimumin e mundshëm infektimi i punonjësve të shëndetësisë.

 

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë