Greqi, marrëdhëniet seksuale fillojnë gjithnjë e më herët

Adoleshentët grekë po i fillojnë marrëdhëniet seksuale në moshë edhe më të re aq sa mosha mesatare e marrëdhënieve seksuale ka shkuar në 14 vjeç. Sigurisht që në këtë moshë nuk përdoren as masat mbrojtëse. Ky është alarmi i ngritur nga Klinika Pediatrike dhe Gjinekologjike e Adoleshentëve në Spitalin Aleksandria të Athinës, rezultate të publikuara në gazetën e përditshme “Kathimerini”.

adoleshent marredheniePërveç faktit që fillojnë herët marrëdhëniet seksuale, sipas ekspertëve, adoleshentët grekë kanë shumë infeksione seksualisht të transmetueshme krahasuar me adoleshentët e shteteve të tjera, ndërsa deri para pak vitesh kjo përqindje ishte më e ulët se mesatarja ndërkombëtare. Edhe pse 78% e të rinjve të intervistuar për studion deklaruan se përdornin masa mbrojtëse, vetëm 42% i përdornin rregullisht.

Rezultatet ishin tronditëse: mes 149 vajzave seksualisht aktive të moshës 13-19 vjeçe, 62 prej tyre (42%) rezultuan pozitive ndaj një forme të virusit HPV, ndërsa 30 pozitive të më shumë formave.

“Ka shumë mundësi që ato të kenë më shumë se një partner seksuale”, tha drejtoresha e Klinikës, Lina Michala, duke shtuar se “5-6% e adoleshentëve të moshës 15-10 vjeç rezultuan të infektuar nga klamidia”.

Për më tepër, sipas një kërkimi tjetër të bazuar në intervistat e bëra me 1538 nxënës të prefekturës së Atikës, 8,2% e vajzave kanë marrë të paktën një herë të ashtuquajturën pilulë të emergjencës.

“Femrat e rritura duket se e kanë kuptuar se pilula nuk i mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme”, thonë specialistët, sipas të cilëve “nuk është e njëjta gjë kur flitet për vajzat e reja. Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se e përdorin pilulën e emergjencës ditën e nesërme sikur të bëhej fjalë se po hanin karamele”. I njëjti studim tregoi se ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve thanë se përvoja e tyre e parë seksuale ishte mosha 14 vjeç, 10.2% e tyre kishte eksperimentuar me seksin që 13 vjeç, ndërsa 5,7 % që 12 vjeç./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese