Për herë të parë që nga janari, Kina s’ka asnjë vdekje prej Covid-19

Për herë të parë që nga janari, Kina raporton zero vdekje nga Covid-19 gjatë ditës së hënë! Pavarësisht vështirësive të përditshme në të cilët Wuhan vazhdon të ndodhet, të dhënat duken mjaft optimiste!

Pak ditë më parë, (2 prill) “National Health Commission”, konfirmoi 32 raste të reja të të infektuarish në të gjithë Kinën, të cilët kishin mbërritur aty nga vende të tjera. Përveç tyre rezultuan dhe 30 njerëz të tjerë, të prekur nga Covid-19, por pa simptoma.

Kina dhe Hong Kong kanë riforcuar masat në lidhje me ardhjen e njerëzve nga pjesa tjetër e botës. Një tjetër shqetësim i tyre janë të infektuarit pa simptoma.

Më shumë se 1.3 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga Covid-19 dhe 74,744 të tjerë kanë humbur jetën, referuar të dhënave të John Hopkins.

Sidoqoftë, fakti që për herë të parë nuk ka asnjë vdekje nga pandemia, përbën lajmin më të mirë të muajve të fundit!

Në Wuhan, që ishte dhe epiqendra e koronavirusit, tani autoritetet i lejojnë njerëzit të lënë shtëpinë për rreth 2 orë në ditë, ndërkohë që autoritetet po fokusohen tani vetëm tek njerëzit që nuk shfaqin simptoma.

Burimi: The Guardian

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë