Fuqizimi i grave, faktor kyç për uljen e varfërisë në vend

Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) e vitit 1994 përcaktoi një vizion të guximshëm lidhur me raportin ndërmjet popullsisë, zhvillimit dhe mirëqenies së individit. Në këtë konferencë 179 vende miratuan një Program Veprimi (PoA) 20-vjeçar 1mbi bazën e suksesit të programeve të popullsisë, shëndetit të nënës dhe të planifikimit familjar të dekadave të mëparshme, duke adresuar sipas një  perspektive të re nevojat e fillimit të shekullit XXI.

Raporti Global “ICPD Përtej 2014”, përbën rishikimin e parë të vërtetë të progresit, boshllëqeve, sfidave dhe cështjeve që ngrihen në lidhje me Programin e Veprimit të ICPD-së. Ky raport mblodhi të dhëna nga 176 shtete (përfshi edhe Shqipërinë) përmes mendimeve të shoqërisë civile dhe studimeve akademike gjithëpërfshirëse. Ky raport thekson se në njëzet vitet e fundit është bërë progres i dukshëm, por çfarë është arritur nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe as të njohë rritje nëse nuk zgjidhet pabarazia dhe diskriminimi që godasin më së shumti të varfërit dhe grupet e përjashtuara.

Viti 2014 shënon një vit të rëndësishëm, sepse paraqet një mundësi për t’u dhënë përparësi çështjeve emergjente të Konferencës Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin. Komisioni mbi Popullsinë dhe Zhvillimin mbetet platforma kryesore për  t’i dhënë zgjidhje dhe për të çuar përpara këto çështje, dhe nënvizon përgjegjësinë e  shteteve anëtare për zbatimin e programit të tyre të Veprimit.

Tryeza e rrumbullakët “Sfidat e Shqipërisë lidhur me Programin e Veprimit të ICPD-s përtej 2014“ e organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Zhvillimin mblodhi njëzet e pesë përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare si UNFPA, UNDP, UNWOM, OLOF PALME, vendimmarrës, autoritete të institucioneve shtetërore si Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, bashkëpunëtorë, të rinj aktivistë të fushës etj.

2Në këtë tryezë përfaqësuesit e qeverisë përmendën arritjet e deritanishme të qeverisë në këtë drejtim, si: hartimi i draft strategjisë për përfshirjen sociale 2014-2020; rritjen e buxhetit për kujdesin shëndetësor me 13%; planifikimin e investimeve që do të sjellin rritje të aksesit në shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor dhe edukim seksual veçanërisht për grupet në nevojë; përmirësimin e situatës së vdekshmërisë amtare; përmirësimet në fushën e shërbimeve të HIV/AIDS etj.

Ndërmjet të tjerave zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Hoxha, theksoi se në studimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të vlerësuar modelet e  suksesshme të ICPD-s përtej 2014, Shqipëria është zgjedhur si një nga modelet e suksesit përsa i përket luftës kundër trafikimit: “Mekanizmi kombëtar i referimit i cili ka përfshirë organizata kombëtare e ndërkombëtare ka qenë vërtet një model suksesi- tha zonja Hoxha.”

Programi Kombëtar i Veprimit mbi ICPD Pas 2014 (draft) me fokus Shëndetin e të Rinjve, të Drejtat, Shëndetin Riprodhues dhe Barazinë Gjinore i hartuar përpara kësaj tryeze nga një grup pune i ngritur nga QSHPZH dhe UNFPA, përmes një procesi gjithëpërfshirës ishte tematika kyc e tryezës.

Në këtë kontekst përfaqësues të Ambasadës PINK, Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Shoqatës së Personave që Jetojnë më HIV (PLHIV), përfaqësues të Autoritetit Shëndetësor, të rinj aktivistë theksuan nevojën për akses universal në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues që bazohen tek të drejtat dhe u japin zgjidhje cështjeve gjinore dhe  nevojën për përmirësimin të jetesës së adoleshentëve/të rinjve përmes reformave në arsimim,   shëndet, punësim, pjesëmarrje dhe vullnetarizëm.

33Lida Grabova drejtore e QSHPZH-së në fjalën e saj tha: “Në hartimin e planit kemi patur parasysh përfshihen e  çështjeve të cilave u janë dhënë  përparësi në Analizën e zbatimit të Programit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin si përmbushja e të drejtave të të rinjve , edukimi i tyre dhe  sigurimi i pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe i ofrimit të shërbimeve miqësore për ta. Po aq rëndësi i është dhënë adresimit të pabarazisë gjinore, diskriminimit si dhe fuqizimit të grave.  Të dy këto drejtime janë kyç për uljen e varfërisë në vend, uljen e kostove ekonomike për vendin dhe sigurisht zbatimin e të drejtave të njeriut.

Plani i veprimit pasi të konsultohet më gjerë do t’i bëhet i njohur edhe institucioneve dhe ministrive përkatëse të cilat po angazhohen në hartimin e programeve të tyre në kuadër të  axhendës pas 2015 për një zhvillim të qëndrueshëm. Ai do të jetë mjet i rrjetit të organizatave që po e mbështesin atë për të realizuar aktivitetin e tyre avokues, dhe monitorues të nismave të qeverisë lidhur me përparësitë e parashikuara në vlerësimin e Konferencës ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a