Pas hapjes së vendit, çfarë mund të ndodhë? Zv.ministrja Rakacolli: Jemi në rrezik, ja ç’do bëjmë nëse shifrat nuk shkojnë siç mendojmë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nëse nuk respektohen masat e vendosura nga autoritetet, ka rrezik që kurba e shifrave me koronavirus në vendin tonë të ngrihet.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’, Rakacolli tha se me planin gradual të hapjes do të shihen shifrat për 2 javë pas hapjes, ndërsa theksoi se nëse ndodh më e keqja, do të rikthemi tek masatë para.

Ne patjetër që jemi në rrezik për ta çuar kurbën sipër, nëse nuk respektohet ato masa. Është një plan gradual, që do të vlerësohet për dy javë nga fillimi. Nëse numrat nuk shkojnë ashtu siç mendojmë, mund të hiqen dhe këto masa që janë marrë. Është parashikuar që të bëhet hapja me faza, është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me qytetarët. Nëse nuk kemi bashkërendim e bashkëpunim, ka mundësi që epidemia mos të shkojë në ato shifra që ne mendojmë.”, tha Rakacolli.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim