Beqaj: Ulja e pensioneve, veprim solidar. Murrizi: Nuk bëhet solidariteti me ligj

Ish- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka qenë i ftuar në emisionin Open. Beqaj zhvilloi një debat të fortë me deputetin Muslim Murrizi.

Debati nisi kur Murrizi tha se propozimi i Beqaj për të ulur pensionet ishte e sajuar që të paraqiste Ramën mirë në sytë e publikut.

Pjesë nga debati:

Murrizi: Propozimi i Beqajt është një propagandë e qeverisë. Beqaj e tha këtë që të dilte mirë ai burri mirë në sytë e pensionistëve. Ka rreth 600 mijë pensionistë. E bëtë që të dilni mirë në sytë e tyre për të marrë sërish vota.

Beqaj: Këto janë përralla. Ishte një veprim solidar për të sjellë barazi.

Murrizi:Nuk bëhet solidariteti me ligj. Nuk e përcakton partia solidaritetin.

Beqaj: Ti vazhdon me përralat. Pse si bëhet solidariteti. Muslim rregullohet me ligj.

Murrizi: Solidariteti bëhet me shpirt, jo me ato qeset dhe pakot e makaronave dhe orizit.

Beqaj: Muslim, ti e di mirë që unë s’jam personi i pakove dhe qeseve.

Murrizi: Jeni parti e majtë dhe punoni për barazi, por nuk mbroni ato oligarkët që janë afër jush. Të gjithë oligarkët nuk e paguajnë dividentin, por e mbartin. Vilma Nushi paguan divident?

Beqaj: Nuk jam i përgatitur për këtë tani. Do pyes dhe të enjten të kthej përgjigje në parlament.

Murrizi: Ta them unë që nuk paguan. E tëra kjo punë u bë që ai të dalë burrë i mirë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet