Përshtati në shqip: Denisa Canameti
Ushqimi i duhur dhe hidratimi janë thelbësore. Njerëzit që hanë një dietë të ekuilibruar kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm, me sistem imunitar më të fortë, dhe rrezik më të ulët nga sëmundje kronike dhe sëmundje infektive. Kështu që, duhet të hani një shumëllojshmëri të ushqimeve të freskëta dhe të papërpunuara çdo ditë, për të marrë vitaminat, mineralet, fibrat dietike, proteinat dhe antioksidantët që i duhen trupit tuaj.
Pini shumë ujë! Shmangni sheqerin, yndyrën dhe kripën, për të ulur ndjeshëm rrezikun e mbipesheës, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit dhe disa lloje të kancerit.
Hani ushqime të freskëta dhe të papërpunuara çdo ditë
Hani fruta, perime, bishtajore (p.sh. thjerrëza, fasule), arra dhe drithëra të plota (p.sh. miell, tërshërë, grurë, oriz kafe etj), si dhe mishin, peshkun, vezët dhe qumështin.
Çdo ditë hani fruta, perime, mish apo fasule (mishi i kuq mund të hahet 1−2 herë në javë, dhe pulat 2 – 3 herë në javë).
Zgjidhni perime të papërpunuara dhe fruta të freskëta dhe jo ushqime që janë të pasura me sheqer, yndyrë ose kripë. Mos i anashkaloni perimet dhe frutat pasi kjo mund të çojë në humbjen e vitaminave të rëndësishme. Kur përdorni perime dhe fruta të konservuara ose të thata, zgjidhni varietetet pa kripë ose sheqer të shtuar.
Pini shumë ujë çdo ditë
Uji është thelbësor për jetën. Pini 8-10 gota ujë çdo ditë.
Uji është zgjidhja më e mirë, por mund të konsumoni edhe pije të tjera, fruta dhe perime që përmbajnë ujë, për shembull lëng limoni (i holluar në ujë), çaj dhe kafe. Kini kujdes që të mos konsumoni shumë kafeinë, dhe shmangni lëngjet e ëmbëlsuara të frutave, shurupet etj.
Hani sasi të moderuar të yndyrës dhe vajit
Konsumoni yndyrna të pangopura (p.sh. që gjenden në peshk, avokado, arra, vaj ulliri, soje, luledielli dhe vajra misri) dhe jo yndyrna të ngopura (p.sh. që gjenden në mishin yndyror, gjalpin, vajrat e palmës dhe e arrës së kokosit, kremin, djathin).
Zgjidhni mish të bardhë (përshembull, pulat) dhe peshqit, të cilët në përgjithësi janë me pak yndyrë, sesa mish i kuq.
Shmangni mishin e përpunuar sepse ato janë të pasura me yndyrë dhe kripë.
Hani më pak kripë dhe sheqer
Kur gatuani dhe përgatitni ushqim, kufizoni sasinë e kripës dhe salcave me përmbajtje të lartë të natriumit (p.sh. salcë soje dhe salcë peshku).
Kufizoni marrjen tuaj ditore të kripës në më pak se 5 g (afërsisht 1 lugë çaji) dhe përdorni kripë të jodizuar.
Shmangni ngrënien jashtë
Hani në shtëpi për të zvogëluar shkallën tuaj të kontaktit me njerëzit e tjerë dhe për të ulur mundësinë e ekspozimit ndaj COVID-19. Ne ju rekomandojmë të mbani një distancë prej të paktën 1 metër midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtitni. Kjo nuk është gjithmonë e mundur në ambiente të mbushura me njerëz.
Këshillim dhe mbështetje psikosociale
Ndërsa ushqimi i duhur dhe hidratimi përmirësojnë shëndetin dhe imunitetin, ato nuk janë “pluhuri magjik”. Njerëzit që jetojnë me sëmundje kronike që janë dyshuar ose konfirmuar me COVID-19 mund të kenë nevojë për mbështetje për shëndetin e tyre mendor dhe dietën e tyre për të siguruar shëndet të mirë. Kërkoni këshillim dhe mbështetje psikosociale nga profesionistë të trajnuar.
Burimi: WHO
http://www.emro.who.int/nutrition/nutrition-infocus/nutrition-advice-for-adults-during-the-covid-19-outbreak.html

