Ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, kryen ndërhyrjen e rrallë në zemër

Një ndërhyrje klinike e rrallë, e cila bëhet vetëm në klinikat më të mira në botë është kryer ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftimi është bërë në rrjete sociale nga ekipi që ka kryer ndërhyrjen, si dhe më vonë është përshëndetur edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministria shkruan:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë??
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!

 

Fotoja e marrë nga profili i mjekut, pjesë e ekipit që ka kryer ndërhyrjen, Saimir Kuçi.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet