Faktorët që po rrezikojnë seriozisht shëndetin e shqiptarëve

Burimi: Vjetari Statistikor Rajonal, 2019

Referuar Vjetarit Statistikor të Instat për vitin 2019, eleminimi i sjelljeve të konsideruara me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe jeta sedentare luajnë një rol të madh në shëndetin e çdo personi.

Ato kanë ndikim të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë të shëndetshme nëpërmjet parandalimit të shumë sëmundjeve kronike si hipertensioni, yndyrat në gjak dhe obeziteti etj.

Sipas studimit te fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18), 5,0 % e grave dhe 36 % e burrave të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se përqindja me e lartë e burrave 15-49 vjeç që pijnë duhan është në qarkun Vlorë me 44,9 % dhe me ulta është në qarkun Korçë me 22,9 %.

Ndërkohë përqindja më e lartë e grave që pijnë duhan është në qarkun e Tiranës me 7,2 % dhe më e ulta në qarkun e Kukësit me 0,2 %.

Sipas të njëjtit studim, më shumë se 1 në 4 gra (28%) dhe 6 në 10 burra (60%) të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool në 12 muajt e fundit.

Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeç që konsumojnë alkool është më e lartë në qarkun e Beratit 44,1 %, Tiranës 40,7 % dhe Vlorës 36,8 %.

Ndërkohë përqindja më e ulët është në qarkun Kukës 4.0 %, Dibër 5,0 % dhe Shkodër 7,4 %. Përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është më e lartë në Qarkun Fier 88,4 %, Berat 87,1 % dhe Lezhë me 67,3 % dhe përqindja më e ulët është në qarkun Dibër 28,2 % dhe Kukës me 39.1 %.

Aktiviteti fizik është një tjetër faktor me rëndësi të veçantë në shëndetin e njeriut. Sipas studimit të fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18) rreth 1 në 10 burra dhe gra të moshës 15-49 vjeç përfshihen në aktivitet të rregullt fizik (5-7 ditë në javë).

Të dhëna për burrat tregojnë se qarqet me përqindje më të lartë që kryejnë aktivitet fizik janë Tirana dhe Vlora, përkatësisht 38.2 % dhe 30.7 %. Ndërkohë për gratë qarqet me përqindjen më të lartë e kanë Tirana dhe Elbasani, 28.1% dhe 24.7 %.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet