Rama: Nga 18 maji, lehtësohet gjerësisht lëvizja, por me 1 kusht

Gjatë konferencës për shtyp, krah ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, Rama njoftoi në lidhje me hapjen e plotë të vendit.

Kryeministri tha se 18 maji do të shënojë ditën e rikthimit në normalitetin e ri, vetëm nëse gjërat shkojnë sipas parashikimit dhe nuk ka asnjë përkeqësim të situatës së pandemisë në vend.

Rama tha se pas kësaj datë, do të lehtësohet gjerësisht lëvizja, qoftë për brenda ashtu dhe jashtë kufijve, por kjo do të ndodh në rast se shifrat e rasteve janë në avantazhin tonë.

“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, përndryshe do bëjmë hapa pas.

Që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën.”

Ndër të tjera, kreu i vendit njoftoi se të gjithë të riatdhesuarit e tjerë, nuk do ta kenë të nevojshme të karantinohen nëpër hotele, por mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm