COVID-19/ UNFPA dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC mbështesin familjet në nevojë

245 familje në bashkitë Korçë, Klos dhe Shkodër janë ndihmuar gjatë kësaj jave me paketa ushqimore-higjenike nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), mbështetur nga partnerët e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim SDC, ndihmuar nga rrjeti “Zëri i të Rinjve” dhe të rinjtë e saj vullnetarë në kuadër të projektit “Askush të Mos Mbetet Pas”!

Në fokus të ndihmave humanitare kanë qenë familjet rome dhe egjiptiane, familjet me probleme sociale, fëmijë në rrezik të braktisjes nga familjet e tyre, fëmijë të lënë pas dore për shkak të aftësive të ulëta prindërore, familje që jetojnë në kushte të vështira social-ekonomike, familje të vendosura në zona informale, ku mungojnë shërbimet.

UNFPA në Shqipëri vazhdon të ndihmojë familjet dhe grupet më në nevojë në nivel bashkie, duke bashkëpunuar me stafet e pushtetit vendor, partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile. 

Para një jave 200 familje në nevojë dhe gra kryefamiljare në Bashkinë Pogradec ishin në fokusin e ndihmave humanitare të mbështetura nga UNFPA në Shqipëri.  Specialistët e sektorit të përfshirjes sociale, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së fëmijëve” i kërkuan UNFPA-s ndihmë për gratë e dhunuara dhe fëmijët. E menjëhershme ishte përgjigja e tyre, ku së bashku me Qendrën Shqiptare të Popullsinë dhe Zhvillim dërguan 200 pako ushqimore dhe higjenike për këtë kategori familjesh./ JoTabu.al

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve