E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

Ministria informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë