Studimi më i fundit: Ky grup gjaku ofron mbrojtje nga COVID-19

Rezultatet e para të një studimi të ri të kryer nga gjiganti i testeve gjenetike “23andMe” sugjerojnë se grupi i gjakut ndikon në probabilitetin e prekjes me koronavirus, dhe se personat me grup gjaku 0 duket të jenë më pak të rrezikuar.

Të dhënat paraprake nga studimi – i cili është ende duke u zhvilluar, ku janë përfshirë 750,000 pjesëmarrës, mes tyre 10,000 persona të cilët kanë konfirmuar që janë prekur nga COVID-19, tregojnë se tek njerëzit me grup gjaku 0, probabiliteti është rreth 9-18%  më i ulët që të rezultojnë pozitivë me COVID-19, krahasuar  me personat me grupe të tjera gjaku.

Gjetjet ishin të njëjta edhe kur u morën për bazë faktorë të tjerë, si mosha, indeksi i masës trupore, etnia dhe sëmundje të tjera ekzistuese.

Një studim tjetër evropian, i publikuar javën e kaluar, tregoi gjithashtu se grupi i gjakut 0 lidhet me një rrezik më të ulët, dhe se tek pacientët me grup gjaku A probabiliteti është 50% më i lartë që të kenë nevojë për oksigjen ose ventilator.

Burimi: New York Post

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet