Ndërron jetë 71-vjeçari i prekur me COVID, qëndronte i shtruar prej dy javësh në spital

Është shënuar viktima e 36 nga COVID-19 në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 71-vjeçar nga Durrësi. I ndjeri qëndronte i shtruar në spital prej dy javësh. Aktualisht, në spital po marrin trajtim 48 pacientë. Prej tyre, 7 janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve, janë shëruar 33 qytetarë. Në të gjithë vendin, 346 persona janë aktivë me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për ndërgjegjësim të popullatës. Në deklaratat zyrtare theksohet ruajtja e distancave jo më pak se 1.5 metra nga tjetri. Thirrja e njejtë shkon për evitimin e grumbullimeve, ceremonive festive apo mortore, si dhe shmangia e takimit me duar apo përqafime.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm