Prof. Dasho: Vala e qershorit e COVID-19 tregoi se kemi akoma një sistem shëndetësor primitiv

Nga eksperti Erion Dasho 

STATUSI I FUNDJAVËS, 20.06.2020

NJË SISTEM SHËNDETËSOR JASHTË STANDARTIT

Diku rreth viteve ’70 një ekip i OBSH pyeti drejtorin-mjek të një prej spitaleve tona terciare:

– Sa e keni përqindjen e infeksioneve spitalore?

– Ne nuk kemi infeksione spitalore.

– Çudi se Franca i ka 12%!

U desh ndërhyrja fine e një eksperti-mjek të asaj kohe që kjo gafë të kalohej.

50 vjet më vonë, me spitalet tashmë të unifikuar në QSUT “Nënë Tereza” dhe me një sistem shëndetësor ku roli i mjekëve është duke u bërë gjithmonë e më periferik, mohimi vazhdon.

Pasi u vetëquajtëm vendi më i suksesshëm për parandalimin e COVID, u desh vala e qershorit për të kuptuar se jo vetëm nuk ja kemi kaluar Europës, por kemi akoma një sistem shëndetësor primitiv që punon sipas parimit të strucit.

Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje e kanë dëgjuar shqiptarët me dhjetëra herë dhe janë PROTOKOLLET!!!

Baza e kujdesit shëndetësor modern është standartizimi dhe baza e standarteve janë protokollet. Protokollet sot janë cilësi, siguri, efiçiencë, efektivitet dhe qasje.

SI SHUMATORE E GJITHË KËTYRE EFEKTEVE, PROTOKOLLET PËRCAKTOJNË DHE GARANTOJNË STANDARTIN E OFRIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË NIVEL INSTITUCIONI APO SISTEMI.

Protokolli kalon në disa faza: hartimi (jo kopjimi dhe përkthimi), miratimi (nga një institucion i caktuar që e ka këtë tagër), trajnimi i gjithë personelit përgjegjës për zbatimin, furnizimi me medikamente, pajisje dhe materiale konsumi dhe, në fund, mbikqyrja për t’u garantuar se ai po zbatohet.

Në vazhdën e një kulture anadollake, sistemi ynë shëndetësor dështoi të hartonte dhe zbatonte protokollet që do të riorientonin sistemin shëndetësor dhe do t’i kthenin institucionet shëndetësore në vende të sigurt lidhur me COVID.

Pasoja e këtij dështimi ishte shndërrimi i spitaleve, poliklinikave dhe qendrave shëndetësore nga vende ku ofrohet kujdes shëndetësor, në vende ku transmetohet COVID.

COVID NA TREGOI EDHE NJËHERË SE, PA PROTOKOLLE, SISTEMI YNË SHËNDETËSOR DO TË VAZHDOJË TË FUNKSIONOJË NË MËNYRË KAOTIKE DUKE MBETUR EDHE NË SHEKULLIN XXI NJË SISTEM SHËNDETËSOR JASHTË STANDARTIT!

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë