Fuqizimi i institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut, hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE

U zhvillua sot, më datë 1 korrik 2020, trajnimi i parë me përfaqësues të Institucioneve të Pavarura, me temë:“Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut: Zbatimi praktik i Lirive dhe të Drejtave”. Trajnimi u zhvillua nga eksperti i të drejtave të njeriut në fushën ligjore, z. Viktor Gumi. Institucionet e pavarura të përfshira në trajnim ishin: Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë ditës së parë u trajtuan çështjet e së drejtës së njeriut siç parashikohen në Kushtetutë, si dhe raporti me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut; çështjet e mosdiskriminimit në legjislacionin e Bashkimit Europian; Mekanizmat vendas në mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj.

Për të rritur interaktivitetin midis pjesmarrësve, në pjesën e dytë e aktivitetit u trajtuan kazuse praktike të cilat ndanë pjesmarrësit në dy grupe; ku një grup përfaqësonte palën shtet dhe një grup përfaqësonte ankimuesin para gjykatës ndërkombëtare.

Respektimi i të drejtave themelore të njeriut është i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e pranimit në Bashkimin Europian. Institucionet e pavarura luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces, dhe kjo është arsyeja pse raportet vjetore të Komisionit Evropian përmendin gjithnjë punën e institucioneve të pavarura, me qëllim forcimin e rolit të tyre.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit  “Europa Respekton të Drejtat e Njeriut”, zbatuar nga Shoqata “Together for life” në partneritet me “Act For Society Center”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit IPA 2015, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU Albania).

Ky shkrim është prodhuar në kuadër të projektit “Evropa respekton të drejtat e njeriut”, zbatuar nga organizata “Together for Life” dhe “Act For Society”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e TFL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet