Rifillon shërbimi urban në kryeqytet, masat e reja të sigurisë anti-COVID

Kanë rinisur shërbimin linjat e transportit urban në Tiranë pas 4 muajsh pezullim për shkak të pandemisë COVID-19. pavarësisht rinisjes së aktivitetit, puna do të vijojë duke zbatuar edhe protokollin e sigurisë sipas dakordësisë së arritur mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban.

Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese janë pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit. Gjithashtu edhe nga ana e qytetarëve lejohet të përdorin autobusin vetëm nëse përdorin maskë, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit. Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Në çdo mjet janë vendosur postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet