STUDIM/ Si reagojnë fëmijët ndaj COVID-19, komplikacionet

Edhe fëmijët mund të preken nga koronavirusi por shumica prej tyre nuk preken kaq agresivisht sa të rriturit. Shumë prej tyre mund te mos shfaqin asnjë simptomë.

Sipas Majo Clinic është e rëndësishme informimi lidhur me simpomat që shfaqin fëmijët, ndryshimet që kanë ata nga të rriturit dhe se si mund të parandalohet përhapja.

Sa është mundësia që një fëmijë të preket nga COVID-19?

Pavarësisht rasteve të infektimit, numri i fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 është shumë i vogël.

Por, ashtu siç rritet rreziku nëse individi ka sëmundje të tjera shoqëruese, ashtu edhe për fëmijet më probleme të tilla si: sëmundje të zemrës, predispozicion gjenetik për diabet ose probleme në sistemin nervor, janë mjaft të rrezikuar nëse preken nga koronavirusi.

Disa ekspertë janë të mendimit se fëmijët nuk mund të infektohen lehtësisht, kjo si pasojë se në natyrë ka koronaviruse të tjerë që shkaktojnë sëmundje si të ftohtit e zakonshëm. Fëmijët sëmuren shpesh nga të ftohtit, ata mund të kenë antirupa të shumtë në organizmin e tyre që u sigurojnë edhe mbrojtje nga COVID-19. Është gjithashtu e mundur që organizmi i një fëmije të ndërveprojë me virusin ndryshe nga imuniteti i një të rrituri. Disa të rritur sëmuren sepse sistemi i tyre imunitar duket se nuk reagon ndaj virusit, duke shkaktuar më shumë dëme tek trupat e tyre. Kjo mund të jetë më pak e mundshme të ndodhë tek fëmijët.

Edhe pse të rrallë, fëmijët e prekur me COVID-19 nën moshën 1 vjeçare, kanë një rrisk të lartë shëndetësor.  Kjo ndodh si pasojë e sistemit të tyre imunitar të pa zhvilluar dhe të brishtë, rrugëve ajrore të vogla të cilat rrisin mundësitë për komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes.

Një studim i më shumë se 2100 fëmijëve me COVID -19 në Kinë, midis fundit të Dhjetorit dhe fillimit të Shkurtit, tregoi se pak më pak se 11% e foshnjave kishin komplikacione të rënda dhe kritike për jetën.  Shkalla e sëmundjes së rëndë ose kritike ishtë rreth 7% për fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjeç, 4% për ata 6 deri në 10 vjeç, 4% për ata 11 deri në 15 vjeç dhe 3% për ata 16 dhe më të vjetër.

Të porsalindurit mund të infektohen gjatë lindjes,  si pasojë e ekspozimit nga mjedisi ose nga prania e kujdestarëve të sëmurë.

Këshillohet kujdes i veçantë nga prindërit në rast konfirmimi të infektimit. Masat e marra mund të çojnë edhe në ndarjen e përkoshme të fëmijës nga nëna\babai, dhe monitorim të vazhdueshëm të foshnjes për shenja të mundshme infektimi  deri edhe në testime rë rastet e nevojshme.

Simptomat e një fëmije të prekur nga COVID-19:

Të riturit zakonisht përjetojnë simptoma të ngjashme të infektimit, por simptomat e fëmijëve kanë tendencën të jenë më të ftohta dhe të buta. Shumica e fëmijëve shërohen gati brenda 2 javëve dhe disa nga simptomat e tyre mund të përfshijnë:

  • Ethe
  • Bllokim i hundëve
  • Kollë
  • Lodhje
  • Dhimbje muskulore
  • Të vjella
  • Diarre

Nëse konstatoni se fëmija juaj ka shenja të infektimit nga COVID-19, telefononi ofruesin e kujdesit shëndetësor dhe kujdesuni ta mbani atë larg të tjerëve dhe nën kushte sa më ideale higjene.

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin