COVID-19, ka raste të infektimit e vdekjeve në moshë të re

Me hapjen, u besua se virusit i erdhi fundi, por mjeke Çomo thotë se nuk është aspak kështu. Ndonëse në fillim të kësaj pandemie u raportua se virusi ka “pre” të preferuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, Najada Çomo thotë se tashmë ka ndryshuar ky rregull dhe ka raste të infektimit e vdekjeve në moshë më të re.

Duke u shprehur se “virusi po kafshon” edhe persona në moshë të re.

“E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re. Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”, u shpreh mjekja.

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike