Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu ishte sot në terrën ku i bëri thirrje të gjithë bizneseve për rritje të kujdesit dhe zbatim të shtuar të protokollove të sigurisë.
“Në Durrës, për të rritur ndërgjegjësimin e bizneseve për zbatimin e protokolleve dhe masave anti-COVID!!
Vendose maskën në shërbim! Çdo shkelje do të konsiderohet cënim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet nga Task-Forca!” është postimi i ministres në rrjetin social facebook.


