Qytetari: “Kam pirë gjysmë kile raki”, reagimi i Brataj për qëndrimet në një dyqan telefonie

Klevisa Gjika

Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura është i detyrueshëm, por jo të gjithë i përdorin siç duhet. Kreu i Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjetin social facebook tregon një rast të një qytetari që nuk vendos maskë dhe që ka besim se gjysmë kilogram raki është barrierë e fortë mbrojtëse kundër covid – 19.

“I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.

Krahas kësaj, kreu i Emergjencës Kombëtare ka theksuar faktin se edhe vetë punonjësit e shërbimeve bëjnë sikur zbatojnë masat teksa mbajnë një maskë që mbulon buzët dhe jo hundën.

“Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them.”

Lehtësimi i masave në një kohë kur numri i të prekurve po rritet dita – ditës me shifra të larta krijon një paradoks, megjithatë kujdesi i qytetarëve, ofruesve të shërbimeve lë për të dëshiruar. Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhemi, ndërgjegjësimi ka rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë, gjë që vë në rrezik qytetarë, grupe shoqërore, rrethe, krahina, pra gjithë shoqërinë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim