Marjena Sallaku
Ardhja e një pajisjeje të re testimi (PSR) në Institutin e Shëndetit Publik do të mundësojë një kapacitet të shtuar lidhur me proçesin e testimeve.
Lajmin e bëri të dituar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një lidhje live në Facebook nga një vizitë e kryer në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik.
“Kjo pajisje është shtesë jo vetëm si aparaturë e re për stafin mjeksor por edhe si liri për të rritur projektet tona ashtu siç ishte planifikuar lidhur me testimet dhe menaxhimin e situates. Tani në ISHP kemi mbi 90.000 testime të disponueshme për qytetarët” u shpreh ndër të tjera ministrja.
Ardhja e kësaj pajisje dhe lehtësirat që do parashikohen për sistemin mjekësor në këtë periudhë u përshëndetën edhe nga vetë punonjësit e ISHP-së të cilët konfirmuan se kjo pajisje mund të çojë deri në dyfishim të numrit të testimeve të kryera deri më sot.
Gjatë takimit nuk munguan thirrjet ndërgjegjësuese për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të vendosura.

