Rovena Daja: Nuk do ketë mbyllje totale si më parë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Rritja e numrit të të prekurve pas periudhës 3 – mujore të karantinimit është shoqëruar me zëra për një mbyllje të dytë totale. Megjithatë, kjo gjë është mohuar nga epidemiologia Rovena Daja në emisionin Repolitix.

“Mund të ketë sugjerime për mbylljen e një institucioni nëse ka të infektuar që punonjësit e tjerë të punojnë nga shtëpia, por jo për mbyllje totale”.

Epidemiologia theksoi se masat janë shkelur vazhdimisht, por nuk ka patur penalizime. Sipas saj Kodi Penal nuk është zbatuar.

“Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe raste kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet