3 punonjës me covid, mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe

Gazetare: Klevisa GJIKA

3 punonjës kanë rezultuar pozitivë në bashkinë e Malësisë së Madhe. Infektimet janë bërë shkak për mbylljen e godinës, e cila pritet të hapet të hënën e javës së ardhshme, pas dezinfektimit total të bashkisë.

Të dhënat e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi në News 24, tregojnë se numri i të prekurve mund të jetë akoma dhe më i lartë, pasi aktualisht 9 punonjës të tjerë janë në pritje të një përgjigjeje për testet e bëra. Këta të fundit mendohet se kanë qenë në kontakt me personat e rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kujtojmë se bashkia e Malësisë së Madhe kishte vetëm dy raste me covid 19: një viktimë dhe një të prekur. Kjo bashki njihej për një nga godinat me më pak të infektuar, fakt që me të dhënat e fundit po rrëzohet.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet