Gazetare: Klevisa GJIKA
Mbajtja e maskës me detyrim ka edhe kosto financiare. Të njëtin shqetësim ka shprehur edhe mjeku Erion Dasho. Përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ai është shprehur se mbajtja e maskës është një masë e mirë që duhet mbështetur, por ngre pyetjen: “A është menduar për koston financiare të kësaj mase, për komunikimin me publikun, për logjistikën dhe për supervizimin e zbatimit të saj?!
Postimi i plotë:
Mbajtja e maskës me detyrim në mjedise të mbyllura është një masë e drejtë dhe duhet mbështetur.
POR!!!
A është menduar për koston financiare të kësaj mase, për komunikimin me publikun, për logjistikën dhe për supervizimin e zbatimit të saj?!
A KA MUNDËSI I MADHI SOTIRAQ BRATKO TË BLEJË MASKË ÇDO DITË ME PENSIONIN E VET PREJ 107 EURO NË MUAJ??!!


