Covid-19/ Rama: Nuk bëjmë dot mbyllu-hapu-mbyllu! Secili të mbajë përgjegjësinë e tij

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit javor me gazetarët, foli edhe mbi situatën e pandemisë COVID-19, shtimin e rasteve ditët e fundit, si dhe një skenar të mundshëm për mbylljen si pasojë e përhapjes së pandemisë.

“Një mbyllje tjetër është diçka më përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici e ushtri për çdo qytetar i pamundur.

Rritja e numrit ndodh kur vendet hapen, ne po bëjmë çmos por nuk mendoj që ne duhet t’i kthehemi mbylljes dhe që të gjithë duhet ta dinë që virusi nuk ka ikur. Dhe ne nuk bëjmë dot mbyllu hapu mbyllu!

Nëse duam të ruajmë këtë trend e te minimizojmë pasoja, atëherë çdo kush do mbajë përgjegjësin e vetë të tjerat janë llafe. Ne numrin e testeve e kemi rritur”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet