Epidemiologu i Malësisë së Madhe: Kemi përkeqësim të situatës nga covid – 19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Rritja e numrit të të prekurve nga covid – 19 ka alarmuar Malësinë e Madhe.  Epidemiologu Riza Curraj ka treguar se situata në bashki nuk është më si më parë dhe se kujdesi është gjëja më e mirë për t’u bërë në këto këto.

“Malësia e Madhe ishte i vetmi rreth i paprekur nga Covid-19.  Ditët e fundit edhe këtu kemi një përkeqësim të situatës. Ka shtim të rasteve pozitive. Doja ti bëjë thirrje komunitetit të zbatojnë këshillat, duke filluar që nga higjiena personale, përdorimi i dorezave dhe maskave.

Me daljen e tre rasteve pozitive ne kemi kryer edhe 9 testime të tjera dje. Po presim përgjigjen e rezultateve. Ne do të vazhdojmë edhe më tej gjurmimin e rasteve dhe të kontakteve qoftë në bashki qoftë në pjes ëtë tjera të komunitetit”, tha ai.

Kujtojmë se numri total i të prekurve ka shkuar në 14, ndërkohë numri i testimeve të bëra deri tani në ktë rreth është 73.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet