Brataj: Mbajtja e maskës mund të kthehet në detyrim ligjor

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në News 24, ishte në një mendim me mjekun Pëllumb Pipero kur tha se maska duhet të mbahet me detyrim që të frenohet përhapja e COVID 19.

Si pjesë e komitetit teknik të ekspertëve, Brataj tha se është rekomanduar që maska të bëhet e detyruar në ambientet e mbyllura. Nëse kjo gjë ndodh shtoi ai, do kemi për 3 javë shifra më të ulëta të të prekurve nga virusi.

“Po është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Po diskutohet se ka studime të fundit që virusi qëndron edhe në ajër, këto nuk janë vërtetuar, por ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës. Studimet tregojnë që në plastikë virusi qëndron deri në 72 orë. Nuk është plazhi, uji që të infekton, por ambienti i mbyllur ku mund të qëndrosh.

Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar. Duke parë kushtet e të nxehtit që askush nuk i ndërron dorezat kur shërben, edhe po t’i dezinfektosh asaj nuk i bëhet 100% dezinfektim ne kemi rekomanduar se është më e rrezikshme mbajtja e tyre se sa mos mbajtja e dorezave. Maska duhet të bëhet detyrim ,të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve…”,- tha Brataj. / balkanweb

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve