Ekspertët britanikë bëjnë parashikimin: Ja kur pritet të vijë vala e dytë e koronavirusit

Vala e dytë e koronavirusit mbërrin kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë.

Zyrtarët vendas thonë se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.

Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusit i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai. Gjatë krizës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund.

Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv. / BalkanWeb

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur