Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë Donald Trump shfaqet në publik me maskë

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Presidenti i SHBA, Donald Trump është shfaqur me maskë në publik.

Presidenti po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend,” tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Trump më parë kishte deklaruar se nuk do të mbante maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij  Joe Biden për këtë gjë.

Por këtë të shtunë Trump tha: “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme të vendoset një maskë”.

Ndryshimi i qëndrimit të Presidentit erdhi pasi SHBA regjistroi të shtunën 66.528 raste me koronavirus. / shqiptarja.com

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur