Grumbullime në rrugët e Kamzës, qytetarët nuk respektojnë rregullat anti – covid

Foto e marrë për gazetën “Shëndeti Plus”.

Gazetare: Klevisa GJIKA

Lehtësimi i masave pas karantinimit “çliroi” qytetarët nga 4 muret e shtëpisë dhe i riktheu ata në normalitet. Mirëpo, lëvizjet e lira dhe kthimi në punë apo ushtrimi i aktiviteteve të përditshme po rezulton fatal kohët e fundit. Numri i të prekurve thuajse çdo ditë shënon rekord dhe humbjet e jetës nuk mungojnë në asnjë ditë.

Në një monitorim në rrugët e Kamzës konstatohet se qytetarët qëndrojnë të pozicionuar pranë njëri – tjetrit, pa maska dhe pa ruajtuar të paktën 1 m distancë. Grumbullimet dhe mosrespektimi i masave mbetet një problem në rrethe. Edhe pse mjekët apelojnë të merret seriozisht situata në të cilën ndodhet vendi ynë, si pasojë e koronavirusit, qytetarët nuk janë më të ndërgjegjshëm si në fillim të pandemisë.

Përditësimet nga ISHP apo Ministria e Shëndetësisë duket se shkojnë në vesh të shurdhët.

Shifrat alarmante që po rriten gjithnjë e më shumë, sidomos në muajin korrik, tërheqin vëmendjen e publikut kur të dhënat publikohen, por kur vjen puna të zbatimi i masave njerëzit tregohen indiferentë ndaj rregullave anti – covid. Shumë justifikohen me pretendimin se virusi keqbërës nuk ekziston, të tjerë mendojnë për punën dhe të ardhurat, ka dhe nga ata që shprehen se nuk kanë frikë dhe se gjithçka është politikë e krerëve të lartë, por ka edhe nga ata që besojnë se të qenit në natyrë, në mjedis të hapur nuk përbën rrezik për to.

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur