Manastirliu apelon për kujdes: Nuk është lojë, rrezikohet jeta!

Gazetare: Klevisa GJIKA

Rekordi i sotëm me 117 raste të reja dhe 2 humbje jete tregon rritje të fluksit të individëve me simptoma të COVID – 19. Vazhdimisht jepen mesazhe sensibilizuese për respektim të masave dhe ruajtje të distancimit social. Nuk mungojnë edhe apelet kundrejt qytetarëve përmes përshkrimit të bluzave të bardha dhe punës së tyre gjatë kësaj periudhe.

Në një postim në rrjetin social facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu tregon rastin e Merita Sefës, kryeinfermieres që po i shërben një pacienti  të infektuar me COVID -19.

Krahas kësaj, ajo thekson se ne mund ta ndalojmë përhapjen e koronavirusit nëse tregojmë kujdes në përditshmëri.

Postimi i plotë:

SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

#COVID19

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve