ISHP: Si të hiqni maskën pas përdorimit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Vendosja e maskës është kthyer në domosdoshmëri, të paktën në ambiente publike të izoluara. Problemi i përdorimit të tyre mbetet gjithmonë një temë e hapur dhe shumë e diskutuar. Shumë mjekë theksojnë faktin se jo të gjithë dinë si ta përdorin.

Për këtë arsye dhe të tjera, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa hapa që duhen ndjekur për heqjen e maskës në mënyrën e duhur.

Hapi i parë:

Lani duart me ujë dhe sapun ose dezinfektojini ato me solucion me bazë  alkooli

Hapi i dytë:

Hiqeni maskën duke e kapur nga lidhëset

Hapi i tretë:

Paloseni atë nga pjesa e brendshme

Hapi i katërt:

Mbështilleni me një kartpecetë ose vendoseni në një qese plastike

Hapi i pestë:

Përsëritni hapin e parë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve