Kufizohet lëvizja në Kosovë, mbajtja e maskës kthehet në detyrim

Gazetare: Klevisa GJIKA

Kosova i rikthehet masave të ashpra, si pasojë e numrit të lartë të të infektuarve të raportuar kohët e fundit.

Për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, shteti fqinj ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës dhe lëvizjen e të moshuarve në fasha të caktuara orari. Lëvizja është kufizuar edhe për qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës. Për këta të fundit, orari kufizohet që ditën e sotme nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Përveç kësaj, të gjithë ata që duan të hynë në territorin kosovar duhet të paraqesin një test negativ të bërë brenda 72 orëve të fundit. Ky rregull vlen për qytetarët që duan të lëvizin nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi drejt Kosovës.

Kujtojmë se numri total i vdekjeve ka shkuar në 102, ndërsa numri i të infektuarve në 4931.

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor