A do të mbyllemi sërish? Ogerta Manastirliu, deklaratë publike pas rritjes së rasteve me Covid-19

A do ketë sërish mbyllje të vendit? Pyetja njëmiliondollarëshe që na shqetëson të gjithëve këto ditë të nxehta korriku, i është drejtuar për të disatën herë edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një lidhje direkte me “Top Talk” në Top Channel, ministrja Manastirliu tha se nuk parashikohet një mbyllje tjetër, por gjithsesi, duke parë numrin e lartë të rasteve të infektuar, ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë, edhe nga mediat”,- tha ministrja duke shtuar se qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës: “U bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”,- theksoi ajo.

Manastirliu tha se situata është serioze dhe rastet në spitale po marrin trajtim mjekësor: “Po bëhet punë e madhe në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Hetimi epidemiologjik bëhet në të gjitha fazat e epidemisë”.

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus