Eksperti i Shëndetit Publik: Mund të kemi deri në 600 raste të reja

Eksperti i Shëndetit Publik,Erion Dasho në një postim në rrjetet sociale shkruan se fatkeqësisht në Shqipëri numri i rasteve me koronavirus sa vjen e rritet, ndërsa shton se në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën.

Sipas tij, me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv.

“Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor”, këshillon Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon.

Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor

Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport.

Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.

VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RREZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve