Pamje të rënda nga infektivi / Fëmijët urojnë për ditëlindje nënën në gjendje të intubuar

Pamje të rënda vijnë nga infektivi. Një grua e intubuar, në gjendje të rëndë për jetën, “feston ditëlindjen” në ambientet spitalore, ku nuk mungojnë dhuratat e fëmijëve të saj për t’ju gjendur sadopak pranë. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një postim në rrjetin e saj social facebook, ku apelon përmes këtij rasti, që të gjithë qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes.

Manastirliu thekson: “Ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë! Të mos e lejojmë që COVID – 19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!”

Postimi i plotë:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

#VendoseMaskën

#ShpëtoJetë

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus