Kanceri i gjirit, frika nga dijenia

Denisa Canameti, gazetare e “Shëndet+”, e ftuar në emision “Pasdite në Top Channel” për të folur lidhur me “muaji i ndërgjegjësimit të grave për kancerin e gjirit”

denisa canameti

Kliko mbi foto për videon

Drejtuesja:

Ky është muaji i ndërgjegjësimit të grave për kancerin e gjirit. Denisa, sa mamografi janë bërë këtë muaj dhe sa kulturë ka në këtë drejtim?

Denisa Canameti:

E theksuat mirë që është një muaj i ndërgjegjësimit për gratë, sepse kanceri i gjirit mund të prekë edhe burrat, por në 99% të rasteve preken gratë, ndaj edhe ndërgjegjësimi bëhet më shumë me to si objektiv.

Për sa i përket pyetjes se sa kulturë shëndetësore kanë shqiptarët, do të thoja se çdo herë që i pyes mjekët që kanë shumë eksperiencë pune mbi kurriz lidhur me këtë, ata arrijnë ta bëjnë dallimin midis pacientëve shqiptarë të disa viteve më përpara dhe pacientëve shqiptarë sot. Ata janë pozitiv, përgjigjen se shqiptarët kanë kulturë shëndetësore.

Përsa i përket çështjes së mamografisë, dhe në këtë fushatë sensibilizimi që është bërë, nuk ka qenë e nevojshme që t’u tregojmë shqiptarëve se çfarë është kanceri i gjirit. Në fakt, besoj se të gjithë e dinë se çfarë është kanceri i gjirit. Nuk dihet se cilët janë shkaktarët, por njihen faktorët e riskut.

Është bërë një fushatë besoj unë, në një lloj tjetër drejtimi: shqiptarët kanë frikëra, nisen nga fakti që është kancer. Por duhet pasur parasysh se është kancer i trajtueshëm. Nëse kapet në kohë, si çdo sëmundje tjetër që diagnostikohet në kohë, mund të trajtohet deri në masën 100%.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm