Vala e dytë e pandemisë në dimër mund të jetë më keq se e para

Gazetare: Klevisa GJIKA

Diskutimet për një valë të dytë të koronavirusit janë të shumta. Në bazë të hulumtimeve të deritanishme, kjo periudhë lidhet me stinën e dimrit, kur temperaturat të ulen në të paktën 4 gradë C.

Sipas BBC, Mbretëria e Bashkuar mund të ketë rreth 120 000 vdekje të reja, rreth 70 000 më shumë sesa humbjet gjatë kësaj periudhe. Raporti, i kërkuar nga këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, thekson se ende ekziston një shkallë e lartë pasigurie, se si do të jetë pandemia këtë dimër.

Krahas kësaj, studimi tregon se virusi mund të mbijetojë më gjatë në kushte më të ftohta dhe ka më shumë të ngjarë të përhapet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Sipas kryesuesit të raportit, Stephen Holgate, nuk bëhet fjalë për aludime, por për fakte reale.

“Ky nuk është një parashikim – por është një mundësi. Modelimi sugjeron që vdekjet mund të ishin më të larta me një valë të re të Covid-19 këtë dimër”. “Ky është një opsion kritik për të na ndihmuar të përgatitemi për më të keqen që dimri mund të na hedhë”, shtoi ai.

Megjithatë, ai flet edhe me doza optimizmi. “Rreziku mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë”.

Shqetësime të tjera lidhen me faktin e ndërveprimit të gripit sezonal me koronavirusin, fakt që nënkupton vështirësi në dallimin e simptomave reale të COVID – 19.

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus