Të paktën deri në fund të korrikut BE mban mbyllur kufijtë për Shqipërinë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Janë ridiskutuar vendimet në lidhje me lëvizjen e vendeve të Unionit. Këshilli i Bashkimit Eurpian, gjatë përditësimit të listës së vendeve, vendosi që vendi ynë të mos hiqet nga lista e vendeve jo të sigurta në kohë pandemie.

Kjo situatë mendohet të zgjasë deri në fund të korrikut, por normalizimi apo jo i situatës mund të ndryshojë gjithçka.

Edhe Serbia dhe Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina gjenden në të njëtën pozitë me ne. Ata nuk do të mund të udhëtojnë në BE, të paktën deri në një vendim të ri. Kështu, numri i lartë i infektimeve heq mundësinë për udhëtime drejt vendeve të tjera.

Në rast të përmirësimit të situatës, Unioni do të hapë kufirin në fillim të muajit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara