Rikthehet COVID – 19 në Fier, raste pozitive në Kadastër dhe në një kompani naftënxjerrëse

Koronavirusi kthehet në qytetin e Fierit. Në 24 orët e fundit, në tamponet e kryera, kanë rezultuar pozitivë 6 persona.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Ervis Kuçi për BalkanËeb, dy prej rasteve janë një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.  Mësohet se ata janë të afërm, saktësisht xhaxha dhe nip dhe shkak i infektimit të tyre mendohet të jetë një festë familjare.

Si kadastra, ashtu edhe kompania vazhdojnë punën normalisht, por duke ndjekur masat dhe duke respektuar protokollet e sigurisë.

Kujtojmë se prej ditësh në Fier mungonin rastet pozitive, pasi testet e kryera rezultonin negative. Deri tani, 42 raste janë aktive në këtë qytet.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet