Manastirliu: Si të krijoni një maskë me shami në shtëpi?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Detyrimi i përdorimit të maskave ka bërë që shumë njerëz t’i bëjnë vetë maskat për të shmangur blerjet e shpeshta një ditore të tyre dhe për të minimizuar shpenzimet gjatë kësaj periudhe kur ekonomia mori një shupklakë të fortë nga koronavirusi.

Për këtë çështje, edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu jep disa hapa për të krijuar vetë një maskë mbrojtëse në shtëpi.

Manastirliu sugjeron të përdorim një shami dhe të ndjekim 4 hapa të shpejtë:

– paloseni shaminë përgjysmë

– palose pjesën e sipërme deri te gjysma, palose pjesën e poshtme

– vendos rripa llastiku apo kapëse flokësh 6 cm larg njëra tjetrës

– palosi të dy anët dhe qepi ato me gjilpërë

Postimi i plotë:

#COVID19

Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura.

Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi

Maska është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me SARS COV2 dhe kufizimin e përhapjes së infeksionit.

#Mbroni veten dhe njerëzit tuaj të dashur!

#RuaniShëndetin

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet