Sa po trajtohen dhe sa janë shëruar nga COVID – 19?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëdetësisë dhe Mbrojtjes Socile tregojnë se numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim është rritur.

Në Covid 1 dhe 2, përkatësisht në Spitalin Infektiv dhe në spitalin Shefqet Ndroqi, aktualisht janë nën vëzhgimin e bluzave të bardha 102 persona, 11 janë në terapi intensive dhe 3 ndodhen në gjendje të intubuar.

Numri i të shëruarve në vendin tonë është 2137, prej të cilëve 46 individë janë shëruar në ditën që lamë pas. Ndërkohë, persona aktivë me koronavirus janë 1610, nga ku 99 u konfirmuan si të tillë  në 24 orët e fundit.  Rastet aktive me virusin keqbërës janë të fokusuara kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara